BOTA

Talebanët: Do rikthejmë gjymtimet, janë të domosdoshëm, por ndoshta jo nëpër sheshe

Me rikthimin e regjimit taleban në Afganistan, me shumë mundësi do të rikthehen edhe praktikat që shkaktuan indinjatën e opinionit publik ndërkombëtar para ndërhyrjes amerikane në 2003.

Një nga këto janë gjymtimet si pjesë e dënimeve për vepra të ndryshme kriminale, ose që perceptohen si të tilla nga ”studentët” radikalë.

Një nga anëtarët më të njohur të tyre ndër vite, mullah Noorudin Turabi, në një intervistë ka deklaruar se një rikthim i prerjeve të gjymtyrëve ishte i domosdoshëm edhe pse ndoshta me modalitete të tjera.

Afgani, që para ndërhyrjes amerikane kishte postin e ministrit të Drejtësisë si dhe të ministrit për Përndjekjen e Mëkateve, dhe që tani është përgjegjësi për Burgjet, deklaroi se “ gjymtimet janë të domosdoshme për të garantuar sigurinë e brendshme në vend, por që ndoshta do të ndodhin brenda burgjeve ose në ambient të mbyllur, dhe jo në sheshe si çdo të premte pas daljes nga xhamitë, siç ishte traditë makabër para vitit 2003.

Ndërkohë, në Kabul dhe në qytetet e tjera kanë filluar masat ndaj disa personave të akuzuar për vjedhje, që shoqërohen në sheshet kryesore të pikturuar me bojë të zezë në fytyrë, dhe me këpucët të futura në gojë.

“Asnjë vend nuk duhet të na tregojë se si duhet të jenë ligjet tona”, shtoi Turabi, i cili përfaqëson pjesën më ekstremiste të talebanëve. Nuk mungon edhe një pjesë më e moderuar, ose të paktën më politike, që ka si objektiv të parë njohjen ndërkombëtare të pushtetit të rimarrë.

Një nga figurat më të njohura të kësaj pjese është mullah Mohammed Yaqoob, djali i liderit historik Mullah Omar, dhe ministër i Mbrojtjes sot, që ka dënuar ekzekutimet masive dhe hakmarrjet ndaj atyre që cilësohen si bashkëpunëtorët e amerikanëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago