Qeveria e Afganistanit bën me dije se do të kthejë disa ish-baza të huaja ushtarake në zona ekonomike për bizneset.
Vendimi u njoftua të dielën nga zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Mullah Abdul Ghani Baradar.
“Ministria e Industrisë dhe Tregtisë vendosi të merrte në mënyrë progresive kontrollin e bazave të mbetura ushtarake të forcave të huaja me synimin për t’i kthyer ato në zona të veçanta ekonomike”, tha Mullah Baradar.
Ai shtoi se projekti do të fillojë me vende në kryeqytetin e Kabulit dhe provincën veriore të Balkhut, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Afganistani është përballur me një krizë të thelluar ekonomike dhe humanitare që kur talebanët rimorën kontrollin e vendit në gusht 2021.
Që nga tërheqja e forcave të huaja ushtarake, financat e Afganistanit janë goditur nga një sërë çështjesh. Sanksione janë vendosur ndaj anëtarëve të qeverisë, asetet e bankës qendrore jashtë shtetit janë ngrirë dhe shumica e ndihmave të huaja, të cilat më parë kanë mbështetur ekonominë e saj, janë pezulluar.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…