BOTA

Talibanët e bëjnë obliguese mbulesën për gratë

Talibanët nxorën një dekret përmes së cilit ata ua ndalojnë grave afgane që të dalin në publik pa mbulesë.

Ato pas këtij vendimi do të jenë të obliguara që gjithmonë kur dalin në publik ta kenë të mbuluar fytyrën e tyre, vendim ky që paraqet një përshkallëzim të kufizimeve në rritje ndaj grave në publik. Vendosja e këtyre masave si dhe kufizimeve të tjera ka tërhequr një reagim të komunitetit ndërkombëtar si dhe të shumë afganëve.

Një zëdhënës i Ministrisë për Përhapjen e Ndershmërisë dhe Parandalimin e Veseve lexoi dekretin nga udhëheqësi suprem i grupit Hibatullah Akhundzada në një konferencë shtypi në Kabul, duke thënë se babai apo familjari më i afërt mashkull, do të vizitohet dhe përfundimisht do të burgoset ose pushohet nga puna në institucione nëse ajo nuk e mbulon fytyrën kur ndodhet jashtë shtëpisë.

Talibanët shtuan se mbulimi ideal i fytyrës është burka gjithëpërfshirëse ngjyrë blu, e cila u bë një simbol global i regjimit të mëparshëm të linjës së ashpër të talebanëve nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Shumica e grave në Afganistan mbajnë shami për arsye fetare, por shumë në zonat urbane si Kabuli nuk e mbulojnë fytyrën.

Grupi taliban është përballur me një reagim intensiv, të udhëhequr nga qeveritë perëndimore, por të cilit iu bashkuan disa studiues fetarë dhe vende islamike për kufizimet e tyre në rritje për të drejtat e grave në Afganistan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

12 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

13 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago