Pas Kosovës, edhe Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Por edhe pse rajoni po e ushtron demokracinë në mënyrë të admirueshme, Shqipëria po mbetet prapa, edhe pse u citua si vendi më problematik kur u diskutua për nisjen e negociatave në samitin e Brukselit.
Menjëherë pas këtij samiti, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do përgatiten nga një qeveri teknike.
Kurse qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicionet, duke thënë se ata nuk kanë premtuar hapjen e negociatave, edhe pse për ironi ata e kanë festuar hapjen e negociatave.
Në kushtet kur edhe Zoran Zaev po e dërgon Maqedoninë e Veriut në zgjedhje, mjeshtri Bujar Kapexhiu vjen me karikaturën virale, të titulluar: Tani është radha jote.