FOTO&VIDEO

Tanke, topa dhe “Apache”, Greqia rreshton ushtrinë pranë kufirit me Turqinë

Ushtria greke zhvillon sot stërvitjen vjetore të quajtur “TAMS” disa kilometra në kufi me Turqinë duke angazhuar në të reparte të artilerisë si edhe të helikopterëve.

Nga fotot e shpërndara prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë duket se në këtë stërvitje janë angazhuar edhe helikopterët e avancuar “Apache”, raporton abcnews.al.

Stërvitja është duke u zhvilluar në zonën e Aleksandropulosit në Greqinë Lindore, vetëm pak kilometra larg kufirit me Turqinë.

Dy shtetet kanë patur raporte të tensionuara gjatë viteve të fundit për shkak kërkimeve për gaz në Egjeun Lindor si edhe përplasjen që vijon për çështjen e ishujve.

Muajt e fundit ka patur mjaft incidente mes dy shteteve në kufi, me akuza të ndërsjellta për të shtënat nga të dyja anët e kufirit.

Greqia akuzon Turqinë se i provokon në kufi, ndërsa Turqia akuzon grekët për kthim të paligjshëm të emigrantëve përmes lumit Evros dhe shkelje të të drejtave të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago