POLITIKE

Tanket e avionët serbë drejt Kosovës/ Deputeti i PD: Rama, kërkon të na shesë “Ballkanin e Hapur” si pjellë paqësore

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me heshtjen e kryeministrit Edi Rama për situatën e acaruar në veri të Kosovës.

Ai thekson se Rama që nuk gjen rast pa sulmuar Kosovën sot hesht dhe kërkon të shesë “Ballkanin e Hapur” si pjellë paqësore. Deputeti Shehu shton se nisma nuk është gjë tjetër veçse Jugosllavia e Re që i ngjan akoma më shumë së vjetrës.

“Ballkani i hapur” Vucic-Rama, kerkon te “hapet” me tanket e avionet ruse te Serbise!
Ndersa inspiruesi dergon tanket e avionet drejt e mbi Kosove, tellalli i tij kete here hesht!
Dhe e gjithe kjo histeri serbe, njelloj si ne epoken millosheviciane, vetem sepse Kosova kerkon te vendose reciprocitetin per….targat e makinave!
Sot ne kufirin e qiellin e Kosoves per “targat”, dje ne Malin e Zi per “kishen”, neser…
Ndersa Rama as nuk i “ shikon” e as i degjon keto, jo me te flase.
Ai qe nuk le rast pa sulmuar Kosoven, edhe ne prani te Merkel, sot hesht.
Dhe pastaj kerkon te na shese kete “Ballkan te hapur” vucician per nje pjelle paqesore, gjithe perfshirese, miqesore, deri diku si nje parajse ne kete bote te trazuar, qe do te na coje ne Europe.
Por “haron” te shikoje se tanket e avionet e Vucicit drejt Kosoves jane ruse, se Mali i Zi kerkohet te mos egzistoje, se Serbia eshte pjese e Unionit EuroAzian.
Pa permendur ketu lidhjet, detyrimet, kushtezimet e atij vete prej Lindjes.
Ky eshte “Ballkani i hapur”, ose me mire Jugosllavia e Re, qe fatkeqesisht vazhdon t’i ngjaje akoma shume asaj te vjetres.
Dhe kjo me mentalitetin nacionalist patologjik te saj, diskriminimin ndaj te tjereve, agresivitetin absurd, fytyres se kthyer drejt Lindjes, endrave te vjetra, qe kerkon t’i beje realitet me kete formule te re “ballkanike”.
Dhe Rama kerkon te na shese per llogari te Vucic ate “Ballkan te hapur” si nje gjetje te re progresive, te “hapur” per te gjithe!
Por ne te vertete me tanke e avione ruse”, shkruan Shehu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago