Një video e marrë nga një dron spiun ukrainas ka kapur momentin kur një Bradley i prodhuar nga SHBA-ja u shfaq kundër një prej tankeve më të mirë të Rusisë, T-90M, në fushën e betejës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rusi T-90M, tanku më modern në përdorim nga ushtria ruse, është projektuar për të luftuar tanket e tjera kryesore të betejës – dhe për të fituar.
Pamjet, të marra në fillim të janarit, tregojnë T-90M duke hapur zjarr mbi Bradley, por i mungon objektivi.
Si përgjigje, Bradley synon tankun rus me armën e tij 25 mm Bushmaster.
Bradley vazhdon të qëllojë ndërsa lëviz, i ndihmuar nga sensorët e tij të teknologjisë së lartë, përpara se një tjetër Bradley – i fshehur aty pranë – të vazhdojë sulmin.
Ekuipazhi i Bradley-t të dytë shihet duke kaluar në një taktikë jokonvencionale, duke i dhënë asaj epërsinë e fushëbetejës ndaj armiqve të tyre rusë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…