Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mihajlo Podoljak, ka publikuar një video të realizuar diku në fushën e betejës.
Sipas Podoljak, automjeti me ushtarë ukrainas u godit nga një tank. Një nga ushtarët po filmonte gjithçka.
Sipas Podoljak, nuk u lëndua askush dhe kjo për shkak të cilësisë së mjetit të blinduar.
“Një automjet që na ndihmon të ndalojmë armikun. Një automjet që shpëton një jetë. Një goditje e drejtpërdrejtë nga një tank armik në një automjet të Forcës së Operacioneve Speciale. Nuk ka lëndime. Kjo nuk është një Tesla. Është një Humvee. Aleat, faleminderit që na ndihmoni. Teknologjia juaj shpëton jetë”, shkroi Podoljak.