Pas raportimeve se sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken është i gatshëm të përfshihet në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se SHBA’të nuk do të angazhoheshin në çështje të vogla si targat dhe dokumentet.
Escobar ka sqaruar se Blinken nuk do t’i bashkohet negociatave, por ka thënë se është i gatshëm të bëjë thirrje e të mbështesë procesin e negovciatave.
“Nuk ka thënë se do t’i bashkohet procesit të negociatave, por se është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në bashkëpunim më të ngushtë mes palëve negociuese”, tha Escobar në një intervistë për N1.
Tutje ai tha ka mundësi që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, por sipas tij, jo në negociata por pas dialogut, në mënyrë që të arrihet paqja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dua të theksoj gjithashtu se gjërat për të cilat po flasim aktualisht – targat dhe dokumentet personale – janë në fakt një çështje e vogël brenda platformës së përgjithshme të negociatave. Ka të ngjarë që angazhimi i Amerikës të jetë i domosdoshëm, jo në negociata, por pas dialogut, për të forcuar rrugën drejt suksesit, për të arritur paqen përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për të hapur një perspektivë evropiane për të dyja vendet”, tha ndërtjerash Escobar.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…