LAJME

Të arrestuarit në hyrje të stadiumit po provonin të futeshin në “Fadil Vokrri” me flamurin e Palestinës

Policia e Kosovës pak para fillimit të ndeshjes Kosovë-Izrael ka arrestuar dy persona në hyrje të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se dy të arrestuarit në hyrje të stadiumit policia i kishte nën përcjellje.

Ata u arrestuan derisa po provonin të futeshin në “Fadil Vokrri”, me veshje me flamurin e Palestinës, si provokim ndaj lojtarëve izraelit, vendi i të cilëve tash e një muaj po lufton me grupin terrorist palestinez Hamas, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se janë arrestuar dy persona duke hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas thotë se ata kanë rënë në kundërshtime me rregullat e parapara.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.

Ai tutje ka thënë se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Sipas tij Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat e parapara.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”, ka deklaruar Kelani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago