KRYESORE

Të dhënat shqetësuese: 1 në 3 shqiptarë është emigrant

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri janë listuar 4.3 milionë emra. Nga këta, më shumë se 1.3 mln jetojnë për një kohë të gjatë ose për një kohë të pacaktuar jashtë Shqipërisë. Numrat tregojnë dëshpërimisht se në 33 vite, 1 në 3 vetë ka ikur që këtu. Ai që u quajt eksodi drejt një bote të panjohur, por të lirë, nisi me 5000 qytetarët e parë, të cilët pasi kaluan gardhet e ambasadave në korrik 1990 tejmbushën anijet dhe u larguan. Prej atij viti, të lije atdheun ishte një zgjedhje krejt e zakonshme për njerëz me profile të ulëta në punësim, të cilët iknin vetëm ose me familjen në Itali e Greqi. Emigrimi në dekadën e parë të tranzicionit u nxit nga varfëria dhe ishte i paligjshëm. Pra, ishte koha e ikjeve klandestine.

Ekspertja e statistikave Ines Muraj deklaroi për Money: “Pas kësaj, pritej një rënie e emigracionit, ose një emigracion më i përzgjedhur dhe patën tendenca për rikthim në Shqipëri, sidomos gjatë kohës së krizave dhe pati një rënie të emigracionit, por që rinisi përsëri rreth vitit 2015”.

Në dekadën e dytë, ritmi i largimeve ra dhe emigrimi u bë më i rregullt, kryesisht me bashkimet familjare. Në këtë kohë, Shqipëria kishte rastin të përfitonte nga kriza greke, kur mijëra emigrantë u rikthyen për të investuar paratë e fituara atje dhe për të rritur ekonominë vendase. Por, ky cikël u shua shpejt. Shumë prej të rikthyerve emigruan sërish, dhe bashkëshoqërues të tyre u bënë edhe profesionistë që punonin në administratë, banka, arsim e shëndetësi. Me këtë valë, u futëm në dekadën e tretë të emIgracionit, të atyre që garantojnë të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë së shëndetshme.

“Ka patur një largim, që u kthye në fenomen, të paktën për profesionistët e sistemit shëndetësor. Në vitin 2015, pati një shpërthim, ose ishte numri më i madh i largimeve, kryesisht të infermierëve dhe të mjekëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera.

E lidhnin me kushtet ekonomike, një faktor ky i rëndësishëm pasi pagat mjekëve ishin të ulëta në raport me vendet e tjera. ishin edhe situata të tjera që lidheshin me kushtet e punës, mundësitë për rritje profesionale, për zhvillimin akademik. Ora shikohej që jashtë kishte më shumë mundësi për ekonominë dhe promovimin profesional”, tha Denisa Cameti nga shoqata “Together for Life”.

Me 1/3 e banorëve që jetojnë përtej kufijve, Shqipëria qëndron në krye të shteteve me diasporën më të madhe. Lista e vendeve me përqindjen më të lartë të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje, por edhe stanjacion ekonomik e mungesë perspektive.

“Vendet e tjera nuk kanë këtë lloj emigracioni. Nëse sheh vendet e rajonit, RMV, Kosova, Bosnja e Mali i Zi, nuk kanë këtë lloj emigracioni. Ne jemi, ngjashëm me situtatë lufte, nëse e krahasojmë tendencën me Sirinë”, tha Nurja.

Një grup kombesh, që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim, zgjeruan shpopullimin, në Bosnjë për shembull në vitin 1992-1995 dhe në Shqipëri në vitet 1996-1997.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago