Autoritetet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në këtë rajon.
Me këtë numër, siç kanë raportuar mediat e huaja, numri i viktimave është rritur në 974 vetëm në atë provincë.
Kjo nënkupton se numri total i të vdekurve në Kinë ka shkuar në 1.011, kurse në mbarë botën 1.013 përfshirë njërin në Hong Kong dhe tjetri në Filipine, përcjell Telegrafi.
Dhe kur jemi te ky virus vdekjeprurës nuk mund të lëmë anash tmerrin që janë duke përjetuar banorët e këtij vendi dhe jo vetëm.
Për ta dëshmuar këtë, janë publikuar shumë pamje – përmes fotografive dhe videove.
Një ndër to është edhe një e fundit e publikuar nga Zëri i Amerikës, sipas të cilit medium shihet momenti kur Policia kineze detyron familjet që të futen në karantinë për coronavirus.
Sipas të njëjtit medium, në disa pamje të filmuara me celular shihen zyrtarët ndërsa largojnë me dhunë një familje nga apartamenti i tyre në Kunshan.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…