KRYESORE

Të gjithë gati për luftë, Shqipëria shton buxhetin për mbrojtje dhe rrit kapacitetin e armatimit

Në 10 vitet e ardhshme vendi ynë synon që të modernizojë forcat e armatosura për t’u përgjigjur sfidave të reja sigurisë. Sipas Strategjisë Ushtarake të publikuar së fundmi kokusi kryesor do të jetë modernizimi i sistemeve të mbrojtjes kundër dronëve, mbrojtjes ajrore me sisteme me rreze të shkurtër veprimi si dhe sistemeve të mbrojtjes me rreze të mesme veprimi.

Madje projekti parashikon të zhvillohen edhe platformat e lëshimit të raketave me një rreze të largët veprimi. Shqipëria do të vijojë të sigurojë helikopterë shumë-përdorimësh, qoftë në  mbrojtjen civile, apo dhe për veprime ushtarake. Risia në këtë rast është parashikimi për të blerë avionë luftarakë. Pas heqjes nga përdorimi të avionëve “MIG” dhe modeleve të tjera të para vitit 1990, kjo është hera e parë që ushtria shqiptare synon plotësimin, kjo dhe pas sigurimit të dronëve dhe helikopterëve nga vendet partnere.

Mbrojtja detare, po ashtu, do të shtohet me një anije të nivelit të mesëm dhe një anije luftarake. Mbrojtja tokësore parashikohet të ketë në dispozicion autoblinda qoftë në përdorim në betejë apo dhe në lëvizje. Armatimet e lehta do të vazhdojnë të sigurohen për batalionet në Shqipëri. Gjithashtu, edhe pas kërkesës së Ukrainës dhe vendosjes për aleancës së NATO-s si prioritet, vendi do të rrisë prodhimin e armëve të lehta dhe municioneve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

2 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

6 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

17 orë ago