LAJME

Elshani: Po të shpërthente mjeti në veturën e zyrtarit serb, pasojat do të ishin të rënda

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me tentim-sulmin, përmes vendosjes së një mjeti shpërthyes në veturën e një punonjësi serb të institucioneve të Kosovës.

Elshani ka thënë se në rast të shpërthimit të këtij mjeti, pasoja do të ishin shumë të rënda.

Ai ka njoftuar se ekspertët e fushës, akoma nuk kanë dalur me një raport të detajuar lidhur me dëmet e mundshme.

“Sipas dyshimeve të para, ne konsiderojmë që dëmet do të ishin shumë të mëdha, po pasojat saktë nuk mund t’i dimë pasi akoma nuk kemi marrë ndonjë raport të detajuar nga ekspertët e kësaj fushe. Por nëse do të kishte shpërthyer me siguri pasojat do të ishin shumë të rënda”, u shpreh ai në Tëvë 1.

Ndërsa, zëvëndësdrejtori ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe tash me rastin është duke u marrë Drejtoria e Krimeve të Rënda.

“Mbrëmë ka ndodhë një rast kur rreth orës 11:00 një qytetar, shtetas i Kosovës i përkatësisë etnike serbe ka ardhur në stacion të policisë dhe ka lajmëruar një rast, një mjet i dyshimt që i është vendosur në automjetin e tij. Ne kemi shkuar e kemi verifikuar dhe kemi parë që është një mjet që dyshohet si ekspodues. I kemi thirr njesit e specializuara lidhur me këtë rast. Është larguar ai mjet i dyshimit nga automjeti dhe tani jemi duke e heturar rastin. Deri tani nuk mund të themi dicka sepse hetimet janë duke u zhvilluar nga Drejtoria e Krimeve të Rënda”, shtoi Elshani.

Ndryshe, kjo ngjarje ku një punonjësi të nacionaliteti serb në institucionet e Kosovës, i është vënë një mjet shpërthyes në veturën e tij pranë shtëpisë ka ndodhur në fshatin Tvergjan të Leposaviqit të martën.

Pronari i veturës sipas Policisë së Kosovës është punonjësit në njërin nga institucionet e Kosovës.

Reagim ka pasur nga ministri i Punëve të Brendshëme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka akuzuar Serbinë për këto veprime.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

48 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago