LAJME

Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës

Tre persona në Vlorë janë vendosur në pranga pasi dyshohen se të maskuar me kapuça dhe shaje kanë kryer 5 vjedhje në qytetin bregedetar gjatë këtij muaji.

Autorët janë identifikuar si Klodjan Dule, Gëzim Çuçaj dhe Franko Pulaj.

Blutë sekuestruan sendet që kishin grabitur dhe mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe bazuar në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Target 6,” si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, u ndaluan shtetasit:

Klodjan Dule, 30 vjeç, Gëzim Çuçaj, 28 vjeç dhe Franko Pulaj, 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të maskuar me kapuçë dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, kanë kryer vjedhje në qytetin e Vlorës, konkretisht:

-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;

-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;

-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;

-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;

-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;

-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago