Të mërkuren protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së “Erdoganit” në Prishtinë

Të mërkurën në orën 11:00 do të protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Gashi ka thënë se protesta do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

“Këshilli organizativ njofton se me datë 22. 07. 2020, (e merkurë), ora 11, organizohet protestë kundër ndërtimit të kësaj xhamije pikërisht në lokacionin ku kan fillue punimet. Pjesmarrësit të jenë të paisur me masat antikovid”, ka njoftuar Binak Gashi në Facebook.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”.

“Fillimi i punimeve për këtë xhami ka ndodhur me 16 korrik si koinçdencë e përvjetorit të puçit ushtarak në Turqi, tregon atak direkt kundër Pavarsisë së Kosovës dhe institucioneve të saj të heshtura”, ka thënë veterani i UÇK-së.

Njoftimi i plotë: 

Këshilli Organizativ, Binak Gashi, Prishtinë Tel, 044 111 571
Protestë Shqiptare kundër xhamisë neoosmane të Erdoganit. Kjo Dhurate Danajsh e Turqisë, me të drejtë e ngjallë frikën e Shqiptarëve për rrumbullakësimin e projektit neoosman panturk-panislamik për tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve, që tashme ka marrë përmasa kombmohuese.
“Në Evropë nuk ka fshat që s’ka kishë, por këtu në Kosovë janë së paku 50 fshatra që s’kanë xhami”, thotë kryeimami i Kosovës
Kështu ka thënë Naim Tërnavca për gazet’en e madhe britanike, “The Guardian”. Pra gënjejn, si gjithmonë.Sic pati gënjyer kur nëpër studio televizive thoshte se “nuk duan asgjë tjetër por që në shkolla të mësohet religjioni përmes hoxhallarëve”. Që ka qenë supergënjeshtër e kryebikasit të Kosovës.Në Europë ligjërohet vetëm rreth praktikave religjioze dhe etikave dhe historisë së secilit religjion, asgjë tjetër. Madje, gjithnadej në vendet europiane shiten kishat ashtu sikurse që mbyllen në mungesë frekuentuesish. Ndërkaq, projekti për xhamiizimin e Kosovës nuk është i shqiptarëve, por i Turqisë erdoganiste me hoxhallarët e Kosovës, në të cilët ajo ka ndikim të madh për shkak të dhuratave të tilla turkomëdha dhe nje pjese e madhe e tyre i shërbejnë si “kolonë e pestë” brenda kombit shqiptar