Të pathënat për bularatasin Arqile Boti: një nder nga Mehmet Shehu, një ofertë nga Sali Berisha

Nga Panajot Boli

Për herë të fundit e kam takuar me 4 gusht të 2006 në shtëpinë e tij të vendlindjes Bularat. Më lidhi më të vendi ku kish punuar në Librazhd, ku në të njëjtin vend punova edhe unë si arsimtar. Historitë për të dukeshin si fantastike, si legjenda.

Kurioziteti me shtyu qe ta takoja këtë njeri enigmë. Dhe arrita ta takoj disa herë dhe të mahnitem nga dijet e tij në mjekësi dhe peripecitë qe kish kaluar.

Nuk e dija qe ky do të ishte i fundit. I “pakapshmi” dhe i “shumëkërkuari” do të binte në “kurth” atë ditë dhe do t’i haja ca kohë nga koha e tij e shtrenjtë për të bashkëbiseduar ca si tepër, se e gjeta në “orë” të mira.

Ishte ulur në verandë, i përhumbur duke rufitur kafen me endje. Në krah të tij edhe vajza, Loreta, qe tregonte dobësi për fshatin e babait të saj.

“Si s’e morrën vesh që erdhe, se s’do të kisha radhë. Do të më përcillje prapë, e hajde të zihesha me drejtorin tim të gazetës”.

Ai qeshi shumë çiltër.

“Nuk e shikon qe më solle katër veta prapa?As kafen s’më latë ta pi rehat..Edhe në Qukës që punova, edhe ti atje”.

“Të ndjekim gjurmët në Tiranë, shkojmë në Glifadhë të Greqisë. Me se fundi të kapem këtu në Bularat”.

“Kush nuk vlerëson dhe dashuron marrëzisht fshatin e tij, nuk di të vlerësoj asgjë. Kam dobësi të veçantë për fshatin tim dhe vij shpesh. Marr edhe vajzën, ta dojë edhe ajo.. Siç e shikon e kam rikonstruktuar. Ishte edhe amaneti i nënës sime. Sa më shijoi kafja këtu në verandë me flladin e freskët! Jo vetëm vij shpesh, por bëj edhe shumë vizita. Si të mos i shërbejë fshatarëve të mi dhe fshatrave përreth?”

Më habit shifra e madhe e pacientëve qe kish vizituar deri tani ky kolos mjek me atë përkushtim, gati gjsmën e Shqiperisë dhe jashtë shtetit. 2 milionë e 500 mijë. Jeta e tij i ngjan një aventure të rrezikshme. Peripecitë e tij janë aq interesante. Kishte miq në terë Shqipërinë dhe jashtë kufijve të saj, mjeku që gdhihej në mal për të mbledhur bimë mjekësore, që i provonte ato në trupin e tij, që i zhytur në studime s’kish kohë as të rruhej, ai që kurrë nuk eci me hap të ngadaltë por gjithmonë duke nxituar ose gati me vrap.

“S’ka kënaqësi e lumturi më të madhe kur bën pas 17 vjetësh ta mjekosh çiftin dhe të lind fëmijën e tyre. Kjo ndodhi në Përrenjas. Kur u martua djali i tyre dentist, unë isha kryedasmori që morëm nusen…”.

Gjithë jeta e këtij mjeku është e mbushur me historira të tilla qe të duken gati-gati të pabesueshme. Në bllokun e tij ai ka shënuar mbi 420..

Thashë se jeta e tij i ngjan një aventurë në det ku sa herë dallgët e fundisen për ta mbytur. Ai flet gati si me vete: “Xhelozia në mjekësi është me e keqe se ajo e nuseve brenda në një shtëpi”.

Dhe pasi heshti pak shtoi: “Mua më shpëtoi nga burgu Mehmet Shehu, ish-kryeministri i Shqipërisë, se i vlerësonte njerëzit e punës.Dhe tre herë të tjera rrezikova. Katër ministra, qe s’dua t’ua përmend emrat, patën një fund të hidhur. Arsyeja: jipja receta për ilaçe qe gjoja s’gjendeshin në Shqipri, bëja ilaçe me bimë mjekësore, dhe më quanin sharlatan se u nxirrja bojën disa pseudomjekëve dhe bëja eksperimente në trupin tim. Nuk dua t’u hyj këtyre historive…

“Kur më vdiste ndonjë fëmijë i vogël, dhe s’ishte faji im, se fshatrat ishin të izoluara, më lajmeronin me vonesë, rrugët ishin të largëta dhe të vështira (dhe punova 20 vjet në këto fshatra malore). Atë ditë unë s’vija dot një kafshatë në gojë dhe lotoja. Mjeku nuk është thjesht një teknik, ai duhet ta ndjej. Me keqardhje them se disa mjekësinë e kanë kthyer në biznes, harruan Hipokratin”.

Arqilea i jipte rëndësi shërimit me bimë mjekësore, pasi gjithshka është në natyrë. Studionte dhe praktikonte mjekësinë arabe, kineze dhe indiane. Bile ka 5 libra në dorëshkrim për mjekësinë. Nënvizonte se kjo ishte shtrirë dekada e fundit në Amerikë, në Agli, Gjermani e Francë. Bile amerikanët kanë një fabrikë e bimëve mjekësore në Indi e quajtur “Himalaja”, nga ku importohen bimë mjekësore nga gjithë bota. Atje porosiste edhe ai plus ato që siguronte në vend.

Ai kishte menduar të ngrinte një të tillë edhe në Tiranë, por s’e realizoi dot. Lidhur më këtë ai më solli një episod:

“Isha në SHBA në një simpozium për mjekësinë. Një miku im profesor më thotë: ‘Të nisa një dhuratë për në Tiranë. ‘Ç’dhuratë?’, e pyeta. ‘Është suprizë’, më tha. ‘Kur të kthehesh në Tiranë shikoje’. Dhe ç’ishte kjo dhuratë thua ti: një kuti e amballazhuar bukur me sherbel dhe disa shënime për të. Bile në një nga ato lexova: grekët e lashtë thoshnin: ‘Kush ka sherbel të mbjellë në oborr, nuk ka vdekje!”. Qesha. I dërgova një mesazh: Ky sherbel është i vendit tim’.|

Kur e pyeta nëse i pëlqente politika, ai më tha se i kish propozuar Berisha për deputet në Yzberisht të Tiranës. “Sgurisht, nëse pranoja do dilja, por mjekësia është xheloze dhe nuk të lë të merresh me punë të tjera. Të jesh deputet duhet ta mbash premtimin. Nëse jo, je hiprokit, mashtrues. Unë nuk doja të isha i tillë siç janë deputetet tanë. Janë të papjekur”.