Të gjithë të plagosurit në Hallaq, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa 3 nga ta janë në gjendje më kritike e që janë duke u operuar, ka thënë Naser Syla, mjek në QKUK.
Ndërkaq, Naser Karpuzi, komandant i policisë në Magure, tregoi se motivet e plagosjes që përfundoi me një të vdekur, janë familjare, raporton KOHA.
“Deri tash kemi marrë informatë se në fshatin Hallaq ka ndodhur një incident në mes të dy familjeve. Sipas informacioneve që kemi, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të lënduar. Është kryer bastisja nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Motivet janë familjare. Policia po vazhdon hetimet”, tha Naser Karpuzi – komandant në stacionin policor në Magure.