BREAKING NEWS

Avokati Tomë Gashi jep detaje: ADN-ja e një personi tjetër u gjet në orën e Astrit Deharit

Prindërit e Astrit Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari thonë se e kanë ditur që raportit i ekspertizës nga hetuesit zviceran do të konstatonte vrasjen e djalit të tyre.

Kështu ata kanë deklaruar në emisionin Pressing. Ndërkohë, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se shumë prova që janë gjetur në qelinë ku u gjet pa shenja jete Astrit Dehari, nuk janë dërguar në Zvicër, për tu analizuar nga ekspertët zviceranë.

Gashi thotë se ky raport konstaton se në vdekjen e Deharit ka pasur implikime edhe të personave të tjerë, ADN-ja e të cilëve është gjetur në vendin e vdekjes.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë nuk ka thënë asnjëherë se Astrit Dehari është vrarë. Për të qenë i qartë ky institut e ka kryer punën e vet aq sa kanë ditur sepse deri aty është puna e tyre. Raporti ka probleme në përkthim sikurse në çdo raport voluminoz. Ne sa për fillim nuk kemi pasur vërejtje fillestare në përkthim sepse na kanë interesuar vetëm konkluzionet. Nuk janë dërgu thonjtë që janë marrë në rastin e obduksionit, për analizë në Zvicër. Një prej mjeteve kryesore që është konstatu është ora e Astritit, pastaj mënyra e gjetjes së shishes në gojën e Deharit është përshkru në raport se nuk ka pasur mundësi të ndodhë ashtu, por duhet të jetë vendosur nga një person i tretë. Aty shpjegohet se nuk janë marrë mostrat e ADN-ve të personave që kanë qenë në qeli me Astritin. Aty kanë qenë shumë ADN që nuk janë të Astrit Deharit por të personave të tjerë. Këto mostra nuk janë dërguar në Zvicër për me i krahasu. Nuk është bërë krahasimi nëse bëhet fjalë për ADN-në e dikujt që ka mund me i ndihmu. Ai për katër minuta e gjysmë në qeli ka qenë i gjallë. Në rrypin e orës gjendet ADN e Astritin ndërsa sipër saj ADN-ja e një personi tjetër”, ka deklaruar Gashi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago