Mbrëmë, pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në lagjen B të Prishtinës është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.
Sipas Sinjalit se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithsej 22 gëzhoja – 16 që dyshohet se i përkasin një arme AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, të shkrepura nga një pistoletë.
Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar dy vetura të parkuara në afërsi – një Mercedes dhe një BMW.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe kanë sekuestruar provat materiale. Pronarët e veturave pritet të japin deklarata lidhur me dëmet e shkaktuara.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.