Në zhvillimet më të fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund t’i bashkohet takimit të së enjtes që pritet të ndodhë mes Putinit dhe Zelenskyt në Stamboll, pasi sugjeroi se ekziston “potenciali për një takim të mirë”.
Sipas The Guardian, komenti i Trump ka qenë pak i vështirë të deshifrohet, por ai është shprehur se takimi nuk duhet nënvlerësuar.
“Mos e nënvlerësoni të enjten në Turqi, presidenti Erdogan është mikpritësi i shkëlqyer. Dhe ne po bëjmë disa punë me të, që kanë të bëjnë edhe me Sirinë…Mendoj se do të keni… ndoshta një takim të mirë, keni potencialin për një takim të mirë. Një takim nuk do të zhvillohej, dhe unë këmbëngula që ai takim të zhvillohej….
Mund të keni një rezultat të mirë nga takimi i së enjtes në Turqi… dhe besoj se të dy liderët do të jenë atje. Po mendoja të shkoja. Nuk e di se ku do të jem të enjten, kam kaq shumë takime… Ka një mundësi atje, nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin,” është komenti i presidentit Trump.
Ndërkohë, i pyetur mbi presionin e BE-së ndaj Rusisë për armëpushim, Trump ka thënë se e ndjen që do të bien dakord.
“Kam një ndjesi se ata do të bien dakord. Po. Kam një ndjesi. Le të shohim se çfarë ndodh,” ka thënë ai.
Kujtojmë se deri më tani, nga të dy liderët, pjesëmarrja është konfirmuar vetëm nga Volodymyr Zelensky, ndërsa siç është raportuar më parë, presidenti rus Vladimir Putin ende nuk është zotuar publikisht për pjesëmarrje në asnjë nga këto bisedime.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…