Procesi i votës së numërimit të Diasporës po shoqërohet me tensione dhe kontestime.
Një tension ndodhi në tryezën për votat e Diasporës nga Qarku i Gjirokastrës.
Lëvizja Bashkë kontestoi se numëruesit po i kalonin shumë shpejtë fletët e votimit, duke e bërë shumë të vështirë vëzhgimin e votave.
“Po bëj një kontestim ligjor. Ajo që ndodhi këtu është se ndodhi procesi i numërimit dhe ne po prisnim. Fletët e votimit po kalonin shumë shpejtë. Disa herë i tërhoqëm vëmendje numëruesit, por ai nuk dëgjoi dhe vijoi po njësoj.
Jemi këtu prej 24 orësh pa gjumë dhe nuk po kryejmë dot rolin që kemi. Në mënyrë të vazhdueshme e kontestuam dhe në disa momente ngritëm nivelin e zërit. Kërkuam që të ndalonte procesi i numërimit të ndalonte dhe ne e kishim të pamundur të shihnim votat.
Ajo që po ndodh me Diasporën është e paparë ndonjëherë. Që dje në orën 08:00, jemi pa gjumë. Mbi 12 orë po rrimë kot, sepse nuk po numërohen kutitë. Është e papranueshme kjo gjë që ka ndodhur”, u shpreh vëzhguesja e Lëvizjes Bashkë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…