Të shtënat në Bielefeld, dalin pamjet kur një nga të plagosurit rrëzohet në rrugës

Kanë dalë pamje të reja nga ngjarja që ka ndodhur sot në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Në këtë video të publikuar në “X” shihet kur një prej personave të plagosur rrëzohet në mes të rrugës, ndërkohë më pas i njejti merret nga ndihma e shpejtë.

Siç ka raportuar WELT, bëhet fjalë për tre persona të plagosur në Bielefeld e që dyshohet se janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.