Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar të martën pas ndërprerjes së përsëritur të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, duke akuzuar Qeverinë për ndërhyrje të paarsyeshme dhe pengim politik të projekteve të kryeqytetit.
Sipas Ramës, ndërhyrja është bërë me presion nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa në vendngjarje është përfshirë edhe policia.
Ai tha se ndërprerja është arsyetuar me pretendimin se një pjesë e rrugës konsiderohet trashëgimi kulturore, ndërsa pjesa tjetër jo.
“Gjysma e asfaltit qenka trashëgimi kulturore, gjysma tjetër e asfaltit jo! Me këtë arsyetim i paskan dërgu sot – për me i ndalu punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’,” ka shkruar Rama në një reagim publik.
Ai shtoi se institucionet po veprojnë pa bazë ligjore dhe po pengojnë punimet për arsye politike.
“Kjo qeveri në ikje i shfrytëzon të gjitha instancat në mënyrë joligjore sepse nuk kanë asnjë dokument apo bazë ligjore dhe e ndërprejnë,” tha ai.
Kryetari i Prishtinës theksoi se do të vazhdojnë me realizimin e projektit dhe paralajmëroi kallëzime penale për të gjithë ata që, sipas tij, po e pengojnë zhvillimin e kryeqytetit./Telegrafi/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…