Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka realizuar publikimin e dy katalogëve të rinj, të cilët përmbajnë informacion të detajuar mbi pasuritë e luajtshme të sekuestruara dhe konfiskuara, kryesisht automjete, por edhe mjete të tjera.
Aty gjenden kamionë, autobusë, furgonë, automjete, motorë e deri tek gomonet, skafet apo edhe anijet. Në listë nuk mungojnë edhe mjetet luksoze, si Lamborghini Huracan, Maserati Ghibli, apo Rolls Royce Phantom. Një pjesë e mjeteve janë gjithashtu në gjendje të amortizuar.
Publikimi vjen në vazhdën e përpjekjeve të Agjencisë për një inventarizimit të plotë të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, si edhe për të bërë transparencën e plotë të tyre për personat e interesuar dhe publikun e gjerë.
Më herët, AAPSK ka realizuar publikimin e dy katalogëve për pasuritë e paluajtshme, prona, shtëpi, ndërtesa, toka, garazhe, duke i ndarë ato sipas kategorive, të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Përmes këtyre katalogëve, AAPSK synon të rrisë transparencën dhe aksesin publik mbi pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj, në përputhje me misionin për forcimin e sundimit të ligjit dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
Katalogët e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të APPSK, ofrojnë një përshkrim të plotë të automjeteve, duke përfshirë të dhëna si marka dhe modeli i automjetit, gjendja aktuale e tij, vlerësimi referuar vendimit të gjykatës, si edhe statusi ligjor (sekuestruar/konfiskuar).
Publikimi i këtyre katalogëve synon të shërbejë si një burim referimi për institucionet përkatëse, palët e interesuara, si dhe për publikun e gjerë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…