Pas shumë vitesh mungesë në Shkodër u rikthye festivali mbarëkombëtar i humorit. Ikonat e estradës së Shkodrës bashkë me artistë të ftuar nga gjitha trojet shqiptar sollën shumë të qeshura…
Emra si Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Edmond Halili apo edhe të ftuar si Sevdai Radogoshi nga Kosova, Cekja i Beratit, artistët e STAND Up Comedy dhe grupi i aktorëve të rinj të Shkodrës dhuruan një mbrëmje të veçantë të humorit.
Drejtori i teatrit “Migjeni” Arjan Çuliqi thotë se ishte një ëndërr e tij realizimi i këtij festivali të mbarëkombëtar të humorit që i kishte munguar…
Në ditët e sotme një shqetësim për estradën është mungesa e shkrimtarëve të humorit apo edhe humori banal që mbizotëron ekranet tona.
Festivali mbarëkombëtar i humorit do të vijojë edhe për 4 ditë të tjera në teatrin “Migjeni” me aktorët më të mirë si dhe të ftuar nga gjitha trevat shqipfolëse për t’i dhuruar publikut një buqetë të bukur të qeshurash përpara festave të fundvitit.