Në kushtet kur kaosi nga aeoroportet është transferuar tek portet, pushuesit anglezë janë me mijëra që presin nga 7 orë deri mbi 24 orë për te kaluar në Francë përmes portit të Doverit dhe Folkestone në tunelin nëndetar që lidh Anglinë me Francën.
Deklarata e drejtuesit të portit të Doverit vjen pasi ai pretendoi se Doveri ishte sabotuar nga stafi francez i kontrollit kufitar si dhe kabinat e lëna bosh të enjten dhe të premten. Kjo situatë ka bërë që të ndërhyjë edhe Ministrja e Jashtme Liz Truss, një nga dy kanditatet për të zëvendësuar Boris Johsosn në polemikën e cila është bërë e përvitshme tashmë mes Francës dhe Anglisë për çështjet e kufirit duke e cilësuar atë “tërësisht të shmangshme”.
Padyshsim në këto radhë kilometerike ka edhe familje shqiptare që në këtë periudhë largohen nga Anglia drejt vendlindjes për pushimet e verës, të cilet me siguri do kenë pasoja me prenotimet për kalimin me tragetet apo përmes tunelit nëndetar. Këto situata dëshmojnë se sa pak informacion pati në fushatën e Brexit kur qeveria e djathtë e Boris Johnson trumbetonte se Brexit do frenonte të huajt të vinin në Britani dhe jo pengesat që mund të kishin britaniket për të shkuar në Evropë, duke e konsideruar udhëtimin drejt Evropës si privilegj historik.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…