Një tjetër zbulim i rëndësishëm, që mund të sqaroj edhe më shumë strukturën e sistemit tonë diellor, dhe mundësitë e një udhëtimi afatmesëm drejt tyre.
Teleskopi hapësinor Hubble, që financohet ngta NASA, Agjencia Hapësinore Europiane dhe ajo kanadeze, ka zbuluar se në një prej satelitëve të akullt të Jupiterit, Europa, paraqet një sasi domethënëse uji në formë avulli.
Diçka që habiti disi astronomët, nga momenti që fenomen të tillë e kishin konstatuar edhe në satelitin tjetër të Jupiterit, Ganimete. Shkencëtarët nuk mendonin se diçka e tillë, veçanërisht një përhapje e tillë, do të mundej në një trup qiellor pak më të vogël se Hëna jonë, dhe që paraqitet shumë më i ftohtë se Ganimete.
Studimi ka marrë parasysh vrojtimet me ultraviolet nga viti 1999 deri më tani, dhe evidentoi edhe një dukuri tjetër të habitshme. Uji i avullt ndodhet vetëm ne hemisferën që ndodhet në drejtim të kundërt me orbitën e tij ,për arsyeje ende jo të zbuluara.
Studimet i paraprin një mision eksplorues dhe kësaj radhë aspak teorik në ketë satelit, që pritet të nisë në 2024.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…