LAJME

Teleskopi hapësinor i NASA-s fotografon galaktikën më të largët që është parë ndonjëherë

Teleskopi hapësinor James Webb ka arritur që të shkrepë një fotografi që ka thyer rekorde. Në foton e shkrepur, galaktika JADES-GS-z14-0 shfaqet siç dukej 290 milionë vite pas big-bangut në fillesat e universit.

Më herët, rekordi që kishte thyer ky teleskop i NASA-s ishte fotoja e një galaktike, siç dukej 325 milionë vite përpara big-bangut, i cili ndodhi 14 miliardë vite më parë.

Galaktika e fotografuar së fundmi nga James Webb, është më e shndritshme nga sa pritej, duke sugjeruar kështu se brezi i parë i yjeve ose ishin më të ndritshëm, ose formoheshin në një mënyrë më të shpejtë nga sa kanë parashikuar teoritë konvencionale kozmologjike.

“Universi në këto faza të hershme ishte shumë më i ndryshëm nga ç’është sot,” tha Dr. Francesco D’Eugenio, nga Universiteti i Cambridge dhe anëtar i ekipit që bëri zbulimin.

“Galaktikat e hershme, dhe kjo është me largëta që ne kemi gjetur, por ka edhe të tjera, duken më të ndritshme nga ajo që mendohej prej modeleve që kishim.”

Teleskopi hapësinor James Webb, për ndërtimin e të cilit janë hedhur 10 miliardë dollarë, u lëshua në hapësirë në vitin 2021 dhe mund të shohë më tej në të gjithë kozmosin se çdo teleskop i mëparshëm.

Për shkak të zgjerimit të universit, drita nga galaktikat e largëta shtrihet në gjatësi vale më të gjata ndërsa udhëton, një efekt i njohur si zhvendosja e kuqe.

Në këto galaktika efekti është ekstrem, duke u shtrirë me një faktor prej 15, dhe duke lëvizur edhe dritën ultravjollcë të galaktikave në gjatësi vale infra të kuqe të cilat vetëm teleskopi hapësinor James Webb ka aftësinë për t’i parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago