Një i ftuar në televizionin shtetëror rus ka thënë se lufta në Ukrainë mund të jetë thjesht një hap drejt konflikteve më të mëdha.
Alexei Fenenko, një studiues në Institutin e Studimeve të Sigurisë Ndërkombëtare të Moskës, po fliste në TV Rusia-1 sesi pushtimi i Ukrainës mund të sigurojë një terren testimi për Moskën për të zhvilluar luftëra edhe më të mëdha.
“Për ne lufta në Ukrainë është një provë për një konflikt të mundshëm më të madh në të ardhmen,” tha ai në videoklipin e shpërndarë të enjten nga monitoruasja e mediave ruse dhe gazetarja ruse Julia Davis.
“Ne do të testojmë dhe krahasojmë armët e NATO-s me tonat. Do të zbulojmë në fushën e betejës se sa më të forta janë armët tona se ato të tyre,” tha ai.
Meanwhile on Russian state TV: Professor Alexei Fenenko, leading research fellow at the Institute of International Security Studies, says that for Russia, its war in Ukraine is a rehearsal for a potential larger conflict with NATO countries. pic.twitter.com/OSelLyltc5
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) May 19, 2022