FOTO&VIDEO

Nga vrasjet e bujshme tek grabitja në Rinas: Kush janë 3 “kokat” e krimit që izolohen në regjimin “41 BIS”

Viktor Ymeri (Viktor Bajraktari), Klement Çala dhe Eldi Çala janë izoluar për një vit në regjimin e posaçëm “41 BIS”.

Të lartpërmendurit janë 3 emra të njohur në botën e krimit.

Urdhri është dhënë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe të dënuarit do të izolohen në regjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar.

Vendimi vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.

Kush janë të izoluarit?

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë në burg për grabitjen e avionit me para në Aeroportin e Rinasit në 9 prill të 2019. Ata u arrestuan në mars të 2020 në një vilë luksoze në Qerret, teksa tashmë Klement Çala akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale. Më 9 prill të 2019 një grup personash arritën që të marrin sasinë e parave të transportuara me blinda nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri jashtë shtetit nëpërmjet Rinasit. Pas një përplasje me policinë mbeti i vdekur Admir Murataj, person afër Klement Çalës.

Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej duke siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

Viktor Ymeri akuzohet se është pjesë e grupit që vranë Vajdin Lamajn. Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa muajsh në Durrës. Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht, Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin. Ymeri tashmë është pas hekurave për dy vrasje mjaft të bujshme, atë të biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

8 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

23 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago