Ish-nënkryetari i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, njëherit kryetar i fondacion privat, i përkushtuar ndaj rritjes dhe forcimit të institucioneve demokratike në mbarë botën “National Endowment for Democracy” (NHS), ka dalë me një shkrim pasi këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, fitoi Çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik 2021 në Këshillin Atlantik.
Wilson tregoi për përvojën e tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, deri tek pavarësia, duke lavdëruar Dua Lipën për arritjet e saj, si dhe popullin e ri demokratik të kosovar, njofton Klankosova.tv.
Shkrimi i plotë:
Fillova karrierën time në Departamentin e Shtetit nën drejtimin e Madeline Albright, duke punuar në zyrën e NATO-s përderisa tensionet etnike u kthyen në luftë në Kosovë. Detyra jonë për të ndihmuar në planifikimin e samitit të 50-vjetorit të NATO-s u shndërrua nga kremtimi i zgjerimit, në mobilizimin e aleatëve për të ndaluar një gjenocid të shpalosur.
Në administratën e Bushit, kam shërbyer në NSC, duke qëndruar pranë Kosovës përderisa shpalli pavarësinë.
Kur punoja në Këshillin Atlantik isha krenarë të jem pjesë e nismës #BallkaniPërparimtar për të mobilizuar mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës për reformën dhe integrimin në Ballkan.
Sot, si President i NHS, jemi krenarë që mbështesim shoqërinë civile të Kosovës. Unë e admiroj Kosovën si një demokraci të gjallë. Kjo demokraci e re është bujare duke mirëpritur kohët e fundit afganët e evakuuar.
Në këtë kontekst, pata nderin të prezantoj Dua Lipën, përderisa Këshilli Atlantik e nderoi me Çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik 2021. Dua shoqërohej nga presidentja më e re në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ne festuam në auditoriumin “Andrew W. Mellon”, i njëjti vend ku u themelua aleanca e NATO-s në vitin 1949 dhe ku liderët e NATO-s u mblodhën në vitin 1999 për të ndalur luftën në Kosovë. Simbolika e kësaj linje u dha atyre – dhe mua – rrënqethje.
Një fëmijë i Kosovës, Dua ofroi një vizion dhe sfidë bindëse për Bashkimin Evropian: “A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte plagët nga konflikti?”
Duke nderuar Presidenten e Komisionit Evropian, Von der Leyen, dhe marrëdhënia SHBA-BE së bashku me Dua Lipën është një kujtesë se shtëpia e familjes së saj, Kosova, është pjesë e traditës demokratike transatlantike që ne festojmë.
Mbështetja jonë mbetet thelbësore që një Kosovë prosperuese, pluraliste, tolerante – dhe partidashëse – të gjejë shtëpinë e saj – përkrah fqinjëve të saj – në një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…