Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi së bashku me 3 punonjës të tjerë kanë rënë në prangat e policisë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ai së bashku me tre këta punonjës akuzohet akuzohen për shkelje të barazisë në tender me vlerë rreth 87 milionë lekë të rinj.
Tenderi ka të bëjë me procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, , me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar.
Në këtë tender janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nga të hetuarve Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.
Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi Thoma Gëllçi, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Thoma Gëllci u liruar nga detyra nga detyra në maj të viti 2012 më një vendim të marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve.