FOTO&VIDEO

Imazhi që ka prekur botën: Infermierja është bërë simbol i tragjedisë në Bejrut

Sahar Fares, një infermiere 24-vjeçare, është bërë simbol i fatkeqësisë që ndodhi në Bejrut. Ajo ishte në mesin e zjarrfikësve të vdekur në shpërthimet që ndodhën në kryeqytetin libanez, ku familja dhe i fejuari i saj i përgatitën një “dasmë” për të që nuk do ta ketë kurrë.

Gjithçka u bë saktësisht siç ndodh në dasmat libaneze, vetëm këtë herë nusja ishte në arkivol. Muzikantët në rrobat e arta ceremoniale luanin ndërsa zjarrfikësit mbanin në supe një arkivol gjersa anëtarët e familjes hodhën petale trëndafili dhe oriz.

I fejuari i saj, Gilbert Karaan u bart mbi supe ndërsa përshëndeti të dashurën e tij në lot, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka që dëshirove do të bëhet, por vetëm ju nuk do të jeni në vello të bardhë. Më ke thyer zemrën, dashuria ime. Jeta nuk ka shije që kur ke ikur”, ka shkruar Karaan në mediat sociale para ceremonisë.

Sahar e thirri të martën të fejuarin e saj për t’i treguar rreth zjarrit të madh që shpërtheu në portin detar. Meqenëse askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore në atë kohë, ajo ishte ulur në kamionin duke parë kolegët që po luftonin me zjarrin. Ndërsa zjarri u rrit, ajo doli nga kamioni për t’i treguar më mirë të fejuarit se çfarë po ndodhte. Ajo i tha se dëgjonte tinguj të çuditshëm që nuk i kishte dëgjuar kurrë më parë. I fejuari iu lut që të qëndronte larg, gjë që ajo e bëri, por ishte shumë vonë. Një shpërthim i madh pasoi, shkruan NY Times.

“Nusja ime e bukur. Dasma jonë do të zhvillohej më 6 qershor 2021. Në vend të kësaj do të jetë nesër. Unë të kam dashur, të dua dhe do të të dua gjithmonë. Deri sa të ribashkohem me ty dhe të vazhdojë rrugëtimin tonë të përbashkët”, shkroi më tutje ai.

Trishtimi për fatin tragjik të Sahares u shpreh në mediat sociale nga e gjithë bota, duke e quajtur atë një nuse libaneze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago