Tifozi i West Hamit, “Knollsy”, siç njihet nga miqtë e tij, e ka shkruar veten në librat e historisë së klubit. Ai është bërë disi një hero kulti brenda komunitetit të futbollit pasi luftoi një numër të madh të tifozëve agresivë të klubit holandezë AZ Alkmaar pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Konferencës së UEFA-s mes dy palëve.
Huliganët nuk mund ta pranonin humbjen 0-1 dhe ata mllefin e tentuan ta shfrynin në një mënyrë tjetër duke shkuar në pjesën e tribunës ku ishin ulur miqtë dhe familjarët e lojtarëve gjatë lojës.
Ishte një sulm ndaj atyre më të cenuarve dhe po të mos kishte qenë për veprimin e Knollsyt, pasojat mund të ishin më të mëdha.
Pamjet në video tregojnë tifozin duke luftuar, një nga një, të paktën njëqind huliganë të palës holandeze, të cilët ishin të gjithë të veshur me të zeza.
Pavarësisht përpjekjeve të holandezëve, ata nuk mundën të kalonin një ‘Knollsy’ të “palëvizshëm”, i cili qëndroi i palëkundur kundër valës së zezë.
VIDEO kur lojtarët bashkëngjiten në përleshje:
West Ham u kualifikua në finalen e Ligës së Konferencës ku do të përballet me klubin italian, Fiorentina.
Video nga një kënd tjetër:
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…