KRYESORE

Tension i lartë në Balltik, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni, ngrihen avionët e NATO-s

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë këtë të premte. Qeveria estoneze njoftoi se avionët qëndruan në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta.

Po ashtu bëhet me dije se ata u zhvendosën rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore në drejtim të Talinit, kryeqytetit të Estonisë.

Inkursioni ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, një ishull i vogël në mes të Gjirit të Finlandës.

Fox, duke cituar burime të NATO-s, raportoi se avionët luftarakë rusë mbanin raketa balistike Kinzhal.

Avionët italianë F-35 të stacionuar në vend u ngritën në ajër për t’i kapur ato.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në  hapësirën ajrore polake.

“Sot, disa avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë. NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus. Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur të Rusisë dhe aftësisë së Aleatëve për t’u përgjigjur”, tha një zëdhënës i NATO-s.

Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune dhe fluturoi atje për një kohë, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë në vend për të paraqitur një notë proteste në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore.

“Rusia ka shkelur tashmë hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit. Por inkursioni i sotëm, që përfshin tre avionë luftarakë që hynë në hapësirën tonë ajrore, është i dhunshëm në mënyrë të paparë”, tha ministri i Jashtëm i vendit, Margūs Čakna.

“Përpjekjet në rritje të Rusisë për të testuar kufijtë dhe agresioni i saj në rritje duhet të përballen me një intensifikim të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, shtoi ai.

Ndërkohë, Estonia po shqyrton mundësinë e përdorimit të Nenit 4 të NATO-s, siç bëri Polonia disa ditë më parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago