Gjuajtësit amerikanë u ngritën sot me alarm për të ndërprerë udhëtimin e një grupi prej katër bombarduesish rusë që po fluturonin pranë Alaskës.
Rusia pretendonte më vonë se fluturimi 11-orësh i bombarduesve të saj Tupolev Tu-95MS, ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar, por nuk shprehu ankesa për shoqërimin e sigurisë që iu bë nga gjuajtësit elitarë amerikane F-22 Raptor.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë: “Katër bombardues strategjikë Tu-95MS të forcave ajrore të Rusisë kryen një fluturim të gjatë të planifikuar në ujërat ndërkombëtare pranë detit të Chukchi, detit Bering Sea, detit të Okhotsk, dhe pjesës veriore të oqeanit Paqësor.”
Ngjarja nuk vijoi si shumica e zhvillimeve të tilla, me ankesa reciproke për manovra të rrezikshme force.
Ministria ruse shtoi më tej: “Pilotët tanë të rangut të largët fluturojnë rregullisht në ujërat neutrale, në përputhje me Sistemin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera”.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…