Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe tha se dëshiron të rrezojë nga pushteti kryeministrin Albin Kurti. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, kjo parti thotë se qeveria Kurti po punon kundër interesave të popullit serb.
“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb. Qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, diçka që është në interes të të gjithë atyre që duan të jetojnë në paqe në këto zona”.
Reagimet e fundit të Listës Serbe vijnë pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nuk ka më vullnet për të bashkëpunuar me këtë parti, pasi ajo bashkëpunon me grupe kriminale.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk ka marrëveshje koalicioni me Listën Serbe, por sipas Kushtetutës, ajo merr pjesë në ekzekutiv, duke udhëhequr Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Sakaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave nga komuniteti serb në Kosovë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës bëjnë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës dhe fillimin e dialogut pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovë.
Përfaqësuesit e OJQ-ve dhe mediave nga komuniteti serb, u bëjnë thirrje qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd që të “nisin dialog konstruktiv”, si dhe Listës Serbe që të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…