KRYESORE

Tensionet në veri të Kosovës/ Bill Klinton flet nga Tirana: Duhet ta ndalim këtë marrëzi

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton ka deklaruar nga ceremonia që po mbahet në Tiranë në nder të tij se tensionet në veri të Kosovës duhet të ndalen sa më parë.

Duke u përqendruar në çështjen e katër komunave në veri të Kosovës dhe konfliktit që ato kanë prodhuar mes Prishtinës dhe Beogradit, Klintoni theksoi se gjëja e parë që duhet bërë është që të ndalet kjo marrëzi siç e cilësoi ai.

Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër.

Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim që të votojnë, mendoj se është e lehtë për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.

Por gjëja e vërtetë që duhet bërë është që ta ndalim këtë marrëzi”, u shpreh ish-presidenti amerikan.

Ai shtoi se nuk përfitohet asgjë nga tensionet dhe konfliktet pasi në veri të Kosovës ka njerëz që jetojnë dhe ata meritojnë një qeverisje vendore të denjë.

Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tensione. Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet; duhet të votoni, gjithmonë”, theksoi Klintoni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

19 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

20 orë ago