Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Pothuajse çdo ditë raportohet për sherre të ndryshme, motivet e të cilave shpesh dalin të jenë banale. E në shumë raste ndodh që të përdoren e dhe mjete të forta e të mprehta nga të miturit.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Poklek i Ri në Drenas ku disa nxënës të shkollës së mesme janë përfshirë në një rrahje dhe për pasojë dy prej tyre u therën me thikë nga bashkëmoshatarët e tyte.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se dy nxënësit që u sulmuan me thikë fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në Drenas, e më pas janë transportuar për në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Ndërkohë, personat që dyshohen për këtë rast janë L.Q., dhe L.Q., të dy 16-vjeçarë, të cilët janë arrestuar nga Policia në vendin e ngjarjes, teksa i dyshuari i tretë ndodhet akoma në arrati.
Me rastin e intervenimit, Policia e ka sekuestruar mjetin e mprehtë që është përdorur në rast, ndërsa dy të dyshuarit që u kapën janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”.
Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…
Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…
Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…