Forcat Shqiponja kanë arrestuar rreth orës orës 01:50 një 40-vjeçar që lëvizte me automjetin e tij pa targa në Vlorë. Ai nuk iu bind urdhrit të patrullës Shqiponja për të ndaluar, por u largua me shpejtësi në brendësi të lagjes “Isa Boletini”. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes 40-vjeçari me iniciale H.H ka ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë duke tentuar t’i përplasë me automjet.
Shërbimet e Shqiponjave dhe të Rendit janë vënë në ndjekje të personit i cili ishte i maskuar, duke bërë të mundur ndalimin e tij. Në momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfliktuar në një lokal në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.
Gjatë kontrollit të mjetit tip Porsche ngjyrë blu, u gjet një maskë, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.
Gjate testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi kishte konsumuar alkool. Në momentin e ndalimit u konstatua se personi kishte hematoma në fytyrë dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Sipas tij ai ishte konfliktuar fizikisht me disa persona në një lokal në qytet.
Më pas u shoqërua për ndihmë ne spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për analiza të metejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…