POLITIKE

Teologu i njohur: Shqiptarët nuk duhet të bien nën ndikimin e apeleve fetare politike nga Lindja e Mesme

Teologu i njohur kosovar, Xhabir Hamiti ka folur për tensionet e fundit të krijuara në Lindjen e Mesme, dhe atë që sipas tij kosovarët nuk guxojnë ta bëjnë në këtë situatë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka sqaruar përplasjet sektare fetare në emër të fesë në këtë pjesë të botës, shkruan lajmi.net.Ka thënë se kosovarët nuk guxojnë të lejojnë veten që të bien nën ndikimin e apeleve fetare politike që vijnë nga Lindja e Mesme.

“Prandaj, është tepër e rëndësishme që ne vet të kultivojmë rrugën tonë autentike të interpretimit fetar, me fjalë tjera të jemi të pavarur dhe të zhveshur nga literatura jo objektive fetare e jashtme, si dhe nga ideologët sektar fetar dhe politik, të cilët shumëherë para syve na paraqiten si engjëj shpëtues, ndërsa në brendësin e tyre fshehin djallëzinë dhe prapavijën e agjendave dhe agjenturave të jashtme sektare politike”, ka shkruajtur ai.Postimi i plotë:Të nderuar bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë,Përplasjet sektare fetare në emër të Islamit në Lindjen e Mesme janë të vjetra, më saktësisht që nga gjysma e dytë e shekulli të VII-të.

Fatkeqësisht, ato nuk janë shuar as sot, përkundrazi vetëm sa janë rritur e po rriten, e sidomos tani nga fillimi i këtij shekulli dhe në vazhdim, kur parasysh merren edhe shpikjet e reja teknologjike, të cilat bartësve të tyre ua mundësojnë që shumë më lehtë të bëjnë apele për nxitjen e urrejtjes dhe dhunës ndaj njëri tjetrit, e aq më keq edhe duke u thirrur në emër të një Zoti të përbashkët dhe një të dërguari të përbashkët!

Ne, si qytetarë në përgjithësi, dhe si pjesëtar të Islamit në veçanti, të cilët jetojmë në Kosovë dhe kudo tjetër në Evropë, në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë veten që të biem nën ndikimin e apeleve fetare politike, të cilat sot dhe në të ardhmen mund të prodhohen në Lindjen e Mesme ose diku tjetër, sepse, nga cilado palë apo anë që ato vinë, asnjëra dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me identitetin dhe kulturën tonë, e aq më pak me kontekstin tonë kohor, ambiental, gjeografik dhe gjeopolitik.
Sot, edhe dijetarët më eminent dhe më mendjehapur të mësimeve islame në botën arabe, në vazhdimësi po u bëjnë apel të gjithë myslimanëve të cilët jetojnë jashtë territorit të tyre, që në formën dhe qasjen e tyre ndaj interpretimeve të mësimeve fetare islame të jenë të pavarur, dhe që në asnjë mënyrë të mos i marrin për model e as për shembull interpretuesit sektar arab të Islamit, sepse siç thonë ata, shkollat e tyre fetare islame, të paktën deri më sot, kanë shkaktuar ndarje, përçarje dhe luftëra të përgjakshme në mesin e vet arabëve myslimanë, të cilët flasin një gjuhë, që kanë të njëjtin identitet kombëtar dhe të cilët ndajnë të njëjtën kulturë të tyre të përbashkët.

Prandaj, është tepër e rëndësishme që ne vet të kultivojmë rrugën tonë autentike të interpretimit fetar, me fjalë tjera të jemi të pavarur dhe të zhveshur nga literatura jo objektive fetare e jashtme, si dhe nga ideologët sektar fetar dhe politik, të cilët shumëherë para syve na paraqiten si engjëj shpëtues, ndërsa në brendësin e tyre fshehin djallëzinë dhe prapavijën e agjendave dhe agjenturave të jashtme sektare politike


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago