KRYESORE

Tërmet me magnitudë 7 i shkallës Rihter në Marok! 632 të vdekur mbi 320 të plagosur

Televizioni i Marokut informon se numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7 të shkallës Rihter i mbrëmjes së djeshme ka shkuar në 632 ndërsa 329 persona janë plagosur, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Ndërtesa të shkatërruara papritur, njerëz që vrapojnë në rrugë, njerëz që gërmojnë me duar nëpër rrënoja, dhjetëra shtretër të improvizuar në shesh. Janë pamjet e videove të publikuara në Twitter menjëherë pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes 8 shtator, rreth orës 23:11 me orën lokale.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës marokene thotë se regjistroi një magnitudë 7.0 me epiqendër në komunën Ighil, në jug të qytetit turistik Marrakesh. Thellësia e tërmetit ishte 8 kilometra.

Dëmet më të mëdha janë në Marrakesh dhe në fshatrat në malet Atlas. Shumë nga viktimat, thanë autoritetet vendore, ishin në zona malore të vështira për t’u arritur ndërsa fitet për të paktën 153 të plagosur, raporton BBC.

Shumë njerëz mendohen se janë nën rrënoja dhe po vijohet me operacionet e shpëtimit.

Policia, mbrojtja civile dhe personeli mjekësor e paramjekësor janë mobilizuar për të përgatitur një plan të mundshëm emergjence.

Shumë njerëz në qytetin e Marrakeshit kanë kaluar natën jashtë nga frika e postgoditjeve.

Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së informon se ka regjistruar tërmetin me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

33 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago