Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë goditi Japoninë perëndimore të hënën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara dhe Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash ndodhi rreth 42 kilometra në verilindje të Anamizu në prefekturën Ishikawa, sipas USGS.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të Japonisë perëndimore, raporton CNN.