POLITIKE

Tërmkolli akuza drejt Vjosa Osmanit: Të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së, është e pamoralshme

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit e cila ka thënë dje tha se për raportet e saj me Albin Kurtin e dinë edhe zogjtë e malit.

Sipas Tërmkollit, nuk mund të jesh kundër Hashim Thaçit e me Kurtin përderisa ata të dy e mirëmbajnë njëri tjetrin në politikë për më se një dekadë.

Shkrimi i plotë:

Kur luan lojën e Kurtit!Duke iu referuar deklaratave e veprimeve të Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së, mund të paraqiten disa konkludime të cilat sjellin edhe shqetësime për zhvillimet politike në vend, nisur nga postet publike që ajo bartë.
Nuk mund të jesh kundër Hashim Thaçit e me Kurtin përderisa ata të dy e mirëmbajnë njëri tjetrin në politikë për më se një dekadë. Ta bësh LDK-në “mashë” të Albinit është krejt e njëjta gjë si ta bësh “mashë” të Hashimit. Lavdërimi në këtë rast është turpi i dyfishtë.
Si zyrtare e lartë e LDK-së, të punosh për interesa të Kurtit e kundër LDK-së është e pamoralshme dhe e dëmshme jo vetëm politikisht. Afërsia me Albin Kurtin dhe konsistenca kundër LDK-së, e dinë edhe “zogjtë e malit” se prodhon konsistencë të dëmshme për interesat e Kosovës dhe të LDK-së. Politikisht e ideologjikisht, LDK-ja është në njërën anë ndërsa në anën tjetër është PDK-ja dhe derivatet e saj përfshirë edhe VV-në.
Të refuzosh SHBA-të në dialogun e Kosovës me Serbinë dhe rolin e tyre prijës në këtë proces, refuzim që mund t’ia hapë rrugën edhe ndërhyrjes së Rusisë dhe deklaratat kundër përfshirjes së Rusisë janë veç deklarata shterpë.
Të mbash e kultivosh të vetmet lidhje të jashtme me të majtën në Evropë dhe me Sorosin është jashtë orientimit e brumit politik e kombëtar të LDK-së dhe me dëme për Kosovën.
Të hedhësh dyshime në vërtetësinë e dokumenteve të Kuvendit në stilin e Albinit, pa fakte, është e rrezikshme për autoritetin e Kuvendit si institucioni më i lartë dhe më i rëndësishëm i sovranitetit të popullit.
Populizmi, demagogjia, hipokrizia e marketingu politik për interesa personale me mendësi jo shtetërore e jo institucionale, të shprehura në veçanti nga përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri apo Presidenti tërheqin prapa pasoja të mëdha për shtetin.
Është koha për të punuar të gjithë bashkë për shtetin tonë. Serbia na sheh si shqiptarë, pavarësisht partive politike e ideologjive partiake ndërsa bota na sheh e na vlerëson si Kosovë, me aftësi shtetërore ose mangësi për të ecur përpara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago