Ndërmarrja Publike Termokos ka njoftuar se është ndalur ngrohja për të gjithë konsumatorët.
Termokos ka bërë të ditur se kjo ka ardhur për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
“Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.”