Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, sot e ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.
Këtë proces të imunizimit ai e kreu në Qendrën e Vaksinimit në Fushë Kosovë.
Dozën e parë, i pari i BIK-ut, e kishte marrë dy muaj më herët, por si shkak i gjendjes së tij shëndetësore dhe me koordinim me mantelbardhët, ai u imunizua për herë të dytë vetëm pas afro 60 ditësh.
“Është mëkat i madh mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara për t’i ikur asaj”, tha ai.
Nga aty, Tërnava apeloi tek qytetarët që ta kryejnë këtë proces vaksinimi sa më parë.