US Army (USA) Soldiers, 4th Battalion (BN), 11th Field Artillery Regiment (4/11th FAR), conduct a calibration fire of a M198 155 mm Medium Towed Howitzer outside of Mosul, Ninawa Province, Iraq (IRQ), during Operation IRAQI FREEDOM.
Javën e kaluar Pentagoni njoftoi se një tjetër ndihmë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë po shkon në Ukrainë. Të përfshira në këtë paketë janë 72 topa ‘howitzer’ 155 mm, 144.000 fishekë artilerie, 121 sisteme ajrore pa pilot Phoenix Ghost dhe mjete me të cilat tërhiqen topat ‘howitzer’, transmeton Gazeta Metro.
Javën e kaluar, SHBA-ja njoftoi se do të dërgonte 18 topa në Ukrainë, së bashku me 40.000 predha artilerie. Shtetet e Bashkuara tani do të dërgojnë 72 topa shtesë në Ukrainë dhe 144.000 predha shtesë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të topave në 90.
“Këto 72 topa shtesë do të ndihmojnë në thelb të përshtaten pesë batalione të tjera artilerie për ukrainasit,” tha Kirby, zëdhënësi i Pentagonit. “Kjo ishte shumë në përputhje me nevojat e tyre, veçanërisht në Donbas, dhe llojin e luftimeve që tashmë kanë filluar atje dhe ne presim të vazhdojnë gjatë ditëve dhe javëve në vijim.”
Një top i këtillë 155 mm, me më shumë se 60 tonë, i blinduar, vetëlëvizës dhe vetë-ngarkues, ka të integruar GPS, sisteme të motit dhe sisteme të tjera, si dhe një rreze maksimale më të madhe se 60 km me predha të ndihmuara nga raketa.
Më poshtë mund të shihen topat amerikanë teksa përgatiten për t’u dërguar në Ukrainë.
Paketa e fundit e asistencës së sigurisë përfshin gjithashtu 72 automjete taktike të cilat mund të përdoren për të tërhequr topat.
Deri më tani, tetë paketa të ndihmës për sigurinë janë dërguar në Ukrainë, ndërsa 33 miliardë dollarë të tjera do t’i dërgohen Ukrainës nga SHBA’ja në pakon më të fundit të ndihmës financiare.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…