“Vucicu, pede*u, Vucicu, Pede*u”… Kështu kumbonte stadiumi Rajko Mitiç, ku ekipi i futbollit të Serbisë u turpërua nga Anglia… Por turpi mbuloi vendasit jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribuna. Bandat e kriminelit Milan Radoiçiç ishin të pranishëm dhe protagonistë të trazirave në stadium. Kështu raportojnë mediat në Beograd, që theksojnë se presidenti Aleksandër Vuçiç, po i përdor ata kundër protestuesve.
Në mesin e atyre që u identifikuan janë Danilo Iliç, Danijel Xhukiç, Marjan Radojeviç, Stefan Radojkoviç, and Stefan Jovanoviç, të cilët gjenden në listën e 44 personave të akuzuar në dosjen për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ata janë në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa Beogradi i shpërblen ata duke sfiduar hapur thirrjet e shumta nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dorëzuar ata para drejtësisë, shkruan A2 CNN.
Anëtarët e bandës terroriste të Radoiçiç gjatë gjithë takimit kanë terrorizuar serbët që këndonin kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij duke dhunuar këdo që i dilnin përpara, përfshirë dhe fëmijë. Shpeshherë organizonin dhe kore kundër Kosovës, ndërsa të gjithë ishin veshur me të zeza.
Disa prej tyre raportohet se kanë udhëtuar nga Mitrovica e Veriut dhe Zveçani për të bërë terror ndaj atyre që protestonin kundër pushtetit. Media serbe Nova raporton se policia ishte gjithë kohën miqësore me grupin e kriminelit Radoiçiç, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë vetëm në mbrojtje të tyre dhe kundër qytetarëve.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…