Testoi raketën e ndaluar, Kim Jong Un: Gati të përballemi me imperialistët amerikanë

Një ditë pas testimit të raketës balistike ndërkontinentale, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të përballet për një kohë të gjatë me imperialistët amerikanë.

Gjithashtu, gjatë intervistës në agjencinë e lajmeve KCNA, Kim tha se raketa Hwasong-17 do të bëjë të vetëdijshme të gjithë botën për fuqinë e forcave koreano-veriore.

Raketa Hwasong-17 u testua ditën e djeshme nën kujdesin e veçantë të Kim Jong Un. Ajo arriti të fluturojë në një lartësi prej rreth 6 mijë kilometrash para se të binte në det, pranë brigjeve perëndimore të Japonisë.

Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes së Japonisë, Makoto Oniki, raketa ka rënë brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të Japonisë.